Juristi Kreshnik Spahiu zbuloi në një intervistë për Euroneës Albania se kush është e përbashkëta mes hetimeve për Hashim Thaçin dhe Donald Trump.
Sipas tij bëhet fjalë për të njëjtin prokuror.
“Prokurori amerikan i financuar 100% nga Bashkimi Europian që quhet Xhek Smith, që ndërtoi akuzën për Hashim Thaçin ka hetuar akuzën ndaj Donald Trump për vjedhjen e informacionit nga Shtëpia e Bardhë. Pra, pasi ndërtoi akuzën për Hashim Thaçin ai është larguar nga detyra nga Gjykata Speciale dhe ka shkuar në Uashington dhe atje ka hetuar Donald Trump,” – u shpreh Spahiu.
Juristi kujtoi se Hashim Thaçi ka pasur disa vite në post si kryeministër, si president dhe pak minuta para se të nisej në Uashington iu komunikua akuza për krime lufte, për trafik organesh, konkretisht 20 minuta para se të shkonte në Shtëpinë e Bardhë te Donald Trump.
“Nëse ka ndonjë shqiptar, serb, holandez, gjerman, amerikan që mendon që kjo është rastësi unë do i thosha që në politikë dhe në drejtësi është e pamundur të përputhen disa fakte të tilla,” – u shpreh Spahiu.
/s.f