Kandidatja e PDIU për bashkinë Tiranë, Lajla Përnaska deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fushata elektorale për një grua është e vështirë sepse bëhet lojë e pisët.
Sipas saj sot kemi të bëjmë me një monopol burrash.
“Burrat luftojnë fort për pushtetin. Është luftë për pushtet dhe burrat luftojnë aq fort sa bëjnë atë që quhet lojë e pisët ose luftën e pisët dhe ka filluar. Ka filluar linçimi, shpifjet, ka filluar të ndihet edhe ndaj kandidimit tim, por sinqerisht ngaqë u bë gjatë angazhimi im politik, kam përjetuar situata nga më të ndryshmet,” – tha Përnaska.
Ajo tregoi gjithashtu se garën e parë e ka bërë në vitin 1996 dhe ka qëndruar mjaftueshëm gjatë në politikë sa për t’i kuptuar lojërat e pista që bëhen.
/s.f
Parimisht, (thjeshtë për teori feminiliteti) ke të drejtë zonja Përnaska.
Sa për të tjerat, nuk jam dakord me ju.
Sepse, një ditë të bukur prag pranvere, papritmas, ju nga “e konservuar”, dolët nga “kutija e konservave” duke u “u gjallëruar”, dhe shpallët ambicien tuaj si kandidate për kryetare e bashkisë Tiranë.
Gjithë këto kohë, keni ndejtur në hije, pa u ndjerë.
Si spiegohet që morët këtë nismë ? Kush ju suportoi ? Kush ju inspiroi ?
Ju si natyrë, jeni si ajo piktura e V.Mios “Natyrë e qetë”, dhe papritmas, u bëtë “furtunë në det të hapur”…….
Një çikë si pa lidhje.
Të tjerët, burra apo gra, pak rëndësi ka, kanë kohë që pregatiten për këto zgjedhje, dhe nuk lidhje fare, argumenti juaj që po bëhet lojë e pisët.
Të paktën, paaftësinë tënde, mos e bëj pis.
Të fala kush të të pyesë, thojnë tironcit e vjetër.