Mediat belge i kanë kushtuar një artikull mafias shqiptare që operon në Bruksel por dhe në qytete të tjera strategjike të Belgjikës.
Sipas mediave belge mafia shqiptare është në top 3 organizatat kriminale që kontrollojonë veprimtaritë e paligjshme në Bruksel.
Ekziston një konkurencë e fortë mes marokenëve dhe bandave shqiptare, shkruan Bladi neës.
“Sot, mafia shqiptare është në top 3, së bashku me organizatat belgo-holandeze dhe ato marokene,” tha komisioneri i divizionit François Farcy për La Dernier Heure.
“Klanet kriminale janë në një fushë loje të barabartë. Ata janë kudo në Belgjikë dhe në botë, dhe në veçanti në Bruksel dhe Ëallonia, por ka shumë dhe në Liezh. Ka shumë krerë bandash të fshehur në Dubai nga ku i tërheqin fijet e krimit në Belgjikë”, shtoi ai.
Deklaratat u bënë pas një aksioni antidrogë në Liezh, ku u çmontua një grup i shpërndarjes së kokainës dhe kanabisit, që drejtohej nga banditët shqiptarë.
Në total u arrestuan 18 persona, 11 prej të cilëve u vunë në urdhër arresti për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
/s.f