Shembet muri mbrojtës në krah të rrugës kryesore në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Për pasojë rruga është bllokuar për disa orë ndërsa tani kalohet vetëm në njërën korsi.
Gazetarja e Faxnews Afrovita Hysja raporton se muri ka rënë gjatë natës dhe rrezikon të shembet edhe pjesa tjetër. Situata mbetet e rrezikshme për makinat që qarkullojnë në zonë.
/s.f