Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka kërkuar interpelancë në seancë plenare për çështjen e rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019 në Shqipëri, ku është shprehur se duhej të përfundonte në vitin 2021.
Ministrja Ibrahimaj i është përgjigjur që ishte parashikuar që të mbyllej në datë datë, por pandemia dhe bllokimi që solli ajo, ishin pengesa për ta mbyllur procesin e rindërtimit në 2021-shit.
Gjatë fjalës së saj në Parlament, ministrja Ibrahimaj ka deklaruar se procesi i rindërtimit po vazhdon me ritme të shpejta.
Delina Ibrahimaj: Shqiptarët e kanë parë se si të gjithë u ngritën në këmbë dhe u bashkuan me qëllim që t’i gjendeshin pranë të gjithë të dëmtuarve të asaj rrethane tragjike. Biznesi u ngrit në këmbë. Të gjithë hapën portat dhe mirëpritën të dëmtuarit nga tërmeti. Qeveria e ka për detyrë që t’i gjendet pranë çdo shqiptari. Partnerët tanë ndërkombëtarë na ndihmuan në dhënien e granteve. Kjo është Thumana sot, Thumana e rilindur. Sot Thumana është kthyer në një qendër zhvillimi. Shumë lagje do të donin të ishin si Thumana. Ne, ju dhe gjithë shqiptarët nuk duhet të harrojmë çfarë lamë pas dhe si e gjetëm forcën për t’u ngritur.
Tabaku tha se procesi i rindërtimit duhet të përfundonte në fund të 2021. Po, por a mund ta parashikoheshim ne se në 2020 dhe vetëm në pranverë të 2020-ës, e gjithë bota do të mbyllej, punimet do të ndërpriteshin dhe që e gjithë bota do të shkonte në recesion? Sot, ne kemi një proces rindërtimi që po vazhdon me ritme të shpejta. Kjo është një arsye pse unë dua ta falenderoj Tabakun që kërkoi interpelancë, për të bërë një parashtrim të atyre që ndodhën 3 vitet e fundit se si ne arritëm t’i jepnin shtëpi qindra e qindra familjeve. Kontratat që kemi me qytetarët janë angazhimi ynë më i madh. Ne qeverisim për të gjithë shqiptarët. Aktualisht, ne nuk kemi asnjë faturë të papaguar për procesin e rindërtimit.
/a.r