Nëse shqiptarët do të votonin sot, mbi 60% e tyre do të merrnin pjesë në zgjedhje dhe rreth 50 për qind do të zgjidhnin Partinë Socialiste. Shifra ka dalë nga rezultatet e para të sondazheve të Institutit Italian Piepoli, që u publikua mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin “Repolitix”, në Report Tv. Siç duket edhe nga tabelat, Partia Socialiste vijon që të mbetet forca politike që ka mban shumicën në vend.
Krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2021 nga ku ka fituar me 47.67%, PS s’ka lëkundje në rezultate dhe vijon të konfirmohet në vendin e parë. Me rënie drastike paraqitet Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt, të cilën thonë se do ta votojnë vetëm 11-15% e të anketuarve, ndërkohë koalicioni i Berishës dhe Metës, renditet i dyti, me 31-35% e qytetarëve që thonë se do ta votojnë.
50% e qytetarë të pyetur nga instituti italian Piepoli, kanë deklaruar se do të votojnë Erion Veliajn, ndërsa sipas sondazhit, Këlliçi merr deri në 38% të votave dhe PD vetëm 12%. Të pyetur nëse qeverisja “Rama 3” i ka përmbushur pritshmëritë e tyre, 50% e të anketuarve përgjigjen pozitivisht, ndërsa pjesa tjetër thonë se janë të kënaqur, por presin më shumë.
/a.r