Ish-kreu i SHISH-it Fatos Klosi, i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në DritareTV, u shpreh se Fatos Nano iku vetë nga pushteti në 2005-ën pasi ishte lodhur nga të qenit kryeministër.
Dritan Hila: Rama e ka ndarë mendjen që mos ta lëshojë pushtetin sa të ketë takat. Po nuk ka takat nuk besoj se është si Berisha që e çon vendin në djegie.
Roland Qafoku: Në fund të vitit 1996, nuk kishte aktorë më të fortë politikë se Berisha, si në pushtet, edhe në politikë. Ra në 1997-ën. Ilir Meta kur fitoi në 2001-shin zgjedhjet, nuk kishte më të fortë se ai. Ra në 2002-shin. Fatos Nano në 2004-2005 rrëshqiti fare në të gjitha drejtimet, ra atë vit.
Fatos Klosi: Fatos Nano donte të ikte. Ishte lodhur nga të qenit kryeministër. Nano e dorëzoi pushtetin, nuk e fitoi Berisha. Ishte lodhur ai.
Fundi politik i Berishës, foltorja e tij. Flet Fatos Klosi!
Ish-kreu i SHISH-it Fatos Klosi i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në DritareTV u shpreh se fundi politik i Sali Berishës nuk është aleanca e tij me Ilir Metën, por foltorja e tij.
“Fundi i Sali Berishës për mua është kjo që bëri pas vendimit të Lulzim Bashës për ta ndarë nga Grupi Parlamentar i PD-së. Foltorja e Berishës është fundi i tij. Pavarësisht se ai arriti të tregojë qe kishte shumë mbështetës brenda PD-së, ai ka shumicën e anëtarëve të kësaj partie, po nuk ka elektorat dhe nuk ka për të pasur. E treguan zgjedhjet e 6 marsit. Populli shqiptar nuk e pranon luftën që po bën Berisha me SHBA-në dhe këtë luftë po e bën për interesa personale. Berisha nuk qenka ai që kemi njohur deri tani dhe populli këtë e ka kuptuar.”, tha Klosi/m.j