Luiz Ejlli premtoi në spektaklin e së martës se nëse do të ishte ai fituesi i 100 mijë eurove, njëpjesë të shumës do ta dhuronte për familjen e të ndjerit Pal Kola, rojes së sigurisë i cili humbi jetën natën që u sulmua me armë Top Channel.
Këtë premtim të tijin mesa duket e kishte fiksuar mirë Olta Gixhari, e cila gjatë bisedës me Luizin në oborr tha se deklarata e tij mbrëmjen e kaluar ishte shumë e bukur, por që ai mund ta bëjë realitet edhe nëse nuk fiton, duke dhuruar 1 mijë euro që ka marrë deri më tani nga një kompani pijesh energjike.
Pjesë nga biseda:
Olta: Ajo pjesa që the mbrëmë se do dhurojë një pjesë të lekëve që do fitosh, jepja që tani ato 1 mijë eurot që ke marrë nga 8s2, mos prit 6 majin, se mabse nuk fiton.
Luizi: Do t’i jap shumë më tepër, kur të dal. Edhe po nuk fitova do të dhuroj shumë më tepër, se e njoh familjarisht./m.j