Instituti Italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv ka marrë mendimin e qytetarëve shqiptarë lidhur me punën e qeverisë së Edi Ramës në çdo sektor.
Nga 1-10, shqiptarët i kanë vendosur qeverisë ‘notën 5’. Më konkretisht referuar rezultateve të këtij sondazhi, sektori më i vlerësuar është turizmi dhe Infrastruktura 5.1, e ndërsa më dobët është vlerësuar puna në administrata me 4.9.
Një fakt i tillë është pranuar edhe vetë nga qeveria Edi Rama, për këtë arsye është vendosur që shumica e shërbimeve të kalojnë online në portalin e-Albania, për të shmangur radhët, por më specifikisht korrupsionin./m.j