Euronews Albania ka siguruar foton e 43-vjeçarit Sali Rexha, një prej viktimave pas konfliktit të ndodhur pasditen e kësaj të mërkurë në Kavajë.
Rexha u konfliktua me 43-vjeçarin Armand Gosa, teksa të dy humbën jetën.
Konflikti mes tyre nisi 3 ditë më parë dhe u takuan sërish sot për t’u sqaruar. Fillimisht nisi konflikti verbal që më pas çoi në përdorimin e armës dhe thikës.
Pasi kanë ecur për disa hapa në zonën e kryqëzimit të valutave, Gosa ka qëlluar me thikë Rexhën dhe ky i fundit e ka qëlluar me armë.
Armand Gosa njihej si një konsumues i alkoolit dhe ka pasur edhe më parë konflikte me persona të tjerë.
Armand Gosa dhe Sali Rexha i kanë ndërruar emrat në gjendjen civile, pasi i kishin Edmond dhe Altin.
/e.d