Pas aksidentit të sotëm, ku një efektiv policie goditi me shuplakë dhe kapi nga flokët një grua e cila i hodhi atij kapelen, janë zbardhur dhe identitetet e këtyre dy të fundit. Gruaja që u qëllua është Mimoza Boçari, ish mjeke dhe 60 vjeçare. Ajo njihet pasi është personi, në duart e së cilës humbi jetën Hekuran Deda, në protestën e 21 janarit. Efektivi që e qëlloi atë me shuplakë është Kristaq Papajorgji, i cili pas reagimit të Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri është shkarkuar nga detyra.