Qeveria Shqiptare ka miratuar sot aktet për rritjen e pagës mesatare në vend, pas asaj minimale.
Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë, deklaroi se synohet që paga mesatare të shkojë në vlerën e 900 Eurove.
“Tani kemi në dorë një plan shumë ambicioz por edhe mjaftueshëm të arsyeshme për një rritje pagash e cila synon të mundësojë ngritjen në harkun e këtyre 2 viteve, 2023-2024, të Shqipërisë në nivelin elartë të rajonit. Dhe faktikisht synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 Eurosh. Që do të thotë se jem në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të njerëzve, të familjeve dhe pas rritjes së ëpagës minimale tani mund të shkojmë drejt rritjes edhe të pagës mesatare” – tha Rama.
Ai shtoi se muajin e ardhshëm, të moshuarit do të marrin 5 mijë lekë më shumë në pensionet e tyre.
“Jemi në kushtet kur mund t’ju themi edhe pensionistëve se zotimin për të shpërndarë drejt tyre taksën e jashtëzakonshme që vumë mbi ekpsortuesit e mëdhenj të energjisë do ta mbajmë sikundër e thashë dhe më parë por sot s’kemi vec zotimin e përgjithshëm, por edhe informimin konkret se për pensionistët, do të ketë 5 mijë lekë në drejtim të tyre bashkë me pensionet që do të marrin herën e ardhshme”, tha Rama.
/a.r
U këput në kryqe.
E shikoni k/hajdutin e shqiptarve,tashti qe po vijne zgjedhjet vendore,k/hajduti hape trastat per shiptaret,e dine se mashtrohen lehte.Ku ishte ky ndytsire deri sot se me kto mashtrime mendon se do fitoje.Ai dhe banditet e tije kane vjedhur miliona euro,e jane akoma te pa ngopur.mose votoni per mostrat e vicidolit e te cepanit,njekosishte ase per k/hajdutin qe po na rjepe per se gjalli.Kerkoni alternativa te reja,bolle me kta kriminele te pa ngopur.