Enkelejd Alibeaj ka akuzuar Sali Berishën dhe Edi Ramën për situatën e PD duke thënë se njëri zvarriti procesin gjyqësor për vulën e PD ndërsa tjetri zaptoi degën dhe selinë kryesore në Tiranë. Teksa mbetet e paqartë se sa kandidatë shkojnë në zgjedhjet e 14 majit nën logon e PD, Alibeajt thotë se vijon me idenë se duhet të kishin 61 përfaqësues.
Alibeaj tha sot se Belind Këllici e ka pasur mundësinë të përfaqësohej me siglën e Partisë Demokratike por ai tashmë është në logon e Partisë së Ilir Metës.
“Përsa i përket Tiranës me duhet te them dhe njëherë se Belind Këlliçi e ka patur mundesine te perfaqesohej me siglen e PD. Pavarësisht asaj qe mendoj unë personalisht, asnje inat apo preference personale, asnjë mllef apo akuze e padrejte ndaj meje nuk me ka penguar te ngrihem mbi to dhe te zgjas dorën e bashkëpunimit për nje demokrat. Por mesa duket interesat meskine te zgjatimeve te politikes se vjetër vazhdojnë me lojërat dhe pazaret duke i kërkuar demokrateve qe ne 14 maj te votojnë për listën e LSI-se. E pate besoj sesi nen logon e kësaj partie do te jete dhe Belind Kellici dhe nje liste qe demokrateve do tu shitet si bashkepunim apo aleance.
Çfarëdo emri te përdorin, nuk do ja fshehin dot demokrateve dhe shqiptareve qe pazari mes Ilir Metes dhe Sali Berishes është mënyra për te mbajtur peng demokratet dhe per ti detyruar qe dhe njëherë tjetër te votojnë për një parti te majte qe permes pazareve solli Edi Ramen ne pushtet”, tha Enkelejd Alibeaj.
/s.f