Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Ermiona Lekbello ka reaguar ashpër përmes një story në Instagram për mbylljen e këtij emisioni duke thënë se autorët e këtij reality-shoë kanë kaluar çdo tolerancë.
Me këtë rast këngëtarja ka reaguar ashpër duke i quajtur drejtueset e këtij programi, Sara dhe Lori Hoxhën ‘të pangopura’.
“Të mbyllet ky emision, kaloi çdo gjë, nuk tolerojmë më. Të paguajnë këtë fatkeqësi që ndodhi. Mos i hengshi paratë”, ka shkruar artistja.
Kujtojmë se një dy ditë më parë media Top Channel ka rënë pre e sulmit të kallashnikovit ku për pasojë ka ndërruar jetë 60-vjeçari Pal Kola, punonjës i sigurisë.
/s.f