Kryesia e PD ka vendosur të tërhiqet nga gara në 3 bashki të rëndësishme, si në Durrës, Elbasan dhe Shkodër, duke lënë në garë kandidatët e Rithemelimit; Luçiano Boçi, Bardh Spahia dhe Igli Cara në përballjet e tyre me kandidatët socialistë.
Përveç Roland Bejkos në Tiranë, Kryesia e PD vendosi që të konfirmojë pjesëmarrje në zgjedhjet vendore të kandidatëve në 15 bashki nga 17 të tilla ku ishin prezantuar më herët kandidatë. Ndërkohë që për bashkitë e Kurbinit dhe Vaut të Dejës Kryesia e Partisë Demokratike ende nuk ka vendimmarrje dhe e ka shtyrë vendimin për sot, pasi për këto dy bashki ka kërkesa të degëve për të mbështetur vetëm kandidatët e Primareve, të mbështetura nga koalicioni Meta-Berisha.
Kandidatët e konfirmuar nga PD për 14 Majin
1. Tiranë-Roland Bejko (i konfirmuar)
2. Mallakastër- Agron Kapllanaj (i konfirmuar)
3. Lezhë – Sandër Marku (i konfirmuar)
4. Patos- Pranvera Rizai (i konfirmuar)
5. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj (i konfirmuar)
6. Korçë-Gjergji Gjata (i konfirmuar)
7. Poliçan – Florian Qamo (i konfirmuar)
8. Kuçovë – Ilirjan Koxhaj (i konfirmuar)
9. Kamëz – Bilbil Bajraktari (i konfirmuar)
10. Krujë – Sabah Sheta (i konfirmuar)
11. Dibër – Naim Gazidede (i konfirmuar)
12. Dimal- Dritan Sula (i konfirmuar)
13. Librazhd -Bujar Vreto (i konfirmuar)
14. Vorë- Ibrahim Bruka (i konfirmuar)
15. Sarandë- Skënder Muço (i konfirmuar)
16. Mirditë-Mark Ruçi (i konfirmuar)
Bashkitë që janë prezantuar kandidatë dhe ende nuk konfirmohet pjesëmarrja në zgjedhje
1. Kurbin- Genc Doçi
2. Vau i Dejës- Klomentina Drini
Bashkitë që nuk do të ketë kandidatë: Elbasan, Shkodër, Durrës etj.
/a.r