Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Sarayönü” të Konias në Turqi, ku një grua, nënë e tre fëmijëve, qëlloi për vdekje me thikë njërin prej tyre, vajzën e vogël vetëm 3 vjeç.
Sevda K., pas kryerjes së krimit të rëndë, ka tentuar që të lëndojë edhe veten me të njëjtën thikë, por është gjetur në kohë nga familjarët, që kanë zbuluar ngjarjen.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore, autorja është dërguar në Spitalin Psikiatrik Ligjor të Sigurisë së Lartë të qytetit Kayseri, pasi është konstatuar se vuante nga një çrregullim psikologjik.
/a.r