Enkeljed Alibeaj ka mbledhur pasditen e kësaj të diele Kryesinë. Pikërisht nga kjo mbledhje, është vendosur që Roland Bejko të jetë kandidat për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 Majit.
Pro kandidaturës së tij votuan 10 anëtarë të Kryesisë. 3 prej tyre abstenuan, ndërsa në votim nuk morën pjesë 5 anëtarë, mes të cilëve Gazment Bardhi e Jorida Tabaku.
Me Bejkon, numri i kandidatëve për zgjedhjet vendore nga ky grupim ka shkuar në 18.
Palët brenda këtij grupi kanë qenë të ndara. Disa prej deputetëve kanë propozuar që në 14 maj PD të mos nxjerrë kandidatë për kryetarë bashkie, por vetëm për këshillin bashkiak. Megjithatë vendimi përfundimtar pritet të merret në mbledhjen e sotme të Kryesisë, që vijon ende.
Grupimi “Alibeaj” do të përfaqësojë zyrtarisht në zgjedhje Partinë Demokratike, pas vendimit të KQZ-së.
–Pro
- Fitim Zekthi
- Taulanda Jupi
- Kreshnik Çollaku
- Orjola Pampuri
- Xhemal Gjunkshi
- Flamur Hoxha
- Gazment Koduzi
- Enkelejd Alibeaj
- Taulant Zeneli
- Agron Kapllanaj
–Abstenim
- Indrit Sefa
- Endri Hasa
- Juela Hamati
–Nuk morën pjesë në votim
- Gazment Bardhi
- Dhurata Cupi
- Jorida Tabaku
- Ori Nebiaj
- Jonila Godole