“Ka Një Mesazh Për Ty” solli një histori të rrallë. Drazeli ka mundur t’i shpëtojë vdekjes tre herë dhe në dy prej rasteve, ishin nëna dhe gruaja e tij që i kanë dhuruar veshkën dhe jetën. Kjo është arsyeja pse ai ka ftuar në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ato që i quan “heroinat e tij”. Drazeli ka një falenderim nga zemra për dy gratë e rëndësishme të jetës, Dilën dhe Teutën.
Drazel: Mami, ke vuajtur shumë me mua. Ti ke qenë ajo që më ke ndjekur hap pas hapi dhe kur them hap pas hapi dhe unë jam ai që jam sot këtu. Të përgëzoj për atë që ti ke bërë për mua ashtu siç të them ty i them dhe Teutës. Ju faleminderit për atë që keni bërë për mua!
E vetmja ‘vërejtje’ që nëna e Drazelit ka për të birin është fakti që ai frekuenton vendet ku grumbullohen shumë njerëz sepse kjo ndikon keq në shëndetin e tij.
Dila: Unë të falenderoj që më ke sjellë këtu se të dy kemi pasur një rrugëtim të gjatë prej 25 vjetësh dhe mami nuk ka lënë gur e kusur për ty. Por në radhë ti duhet të falenderosh Teutën që të ktheu përsëri në jetë.
Drazel: Për mua jeni dy heroina prandaj unë mora këtë guxim.
/s.f