Pas daljes nga Big Brother VIP, Kiara Tito është përballur me një sërë komentesh që ka marrë gjatë qëndrimit në shtëpi, por nuk e dinte mbështetjen nga ish i dashuri i saj Butrint Imeri. Megjithatë nuk preferon ta hapë si temë dhe as ta komentojë pasi sipas saj ka vite që është mbyllur.
“Nuk do të doja ta përmendja fare këtë temë. Për mua është një histori e mbyllur, 10 vite që është mbyllur. Nuk dua ta rikthej absolutisht. Është rikthyer nga njerëz të tjerë siç rikthehen për çdo person që ka qendrën e vëmendjes. Nuk më vjen mirë që ta diskutoj fare. Ka kaluar. Më bëhet qejfi që më ka mbështetur”, tha Kiara.
Ndërkohë u përlot teksa fliste për Luiz Ejllin, për të cilin thoshte se iu duk sikur ishte shkëputur nga gjysma e saj pasi qëndruan për plot 90 ditë gjatë gjithë kohës së bashku.
/s.f