Gëzim Topçiu do të rikandidojë për Bashkinë e Maliqit nën logon e Partisë Socialiste, duke shënuar kështu rikandidimin e tij të shtatë për këtë post.
Drejtuesi politik i PS në Korçë, Niko Peleshi rikonfirmoi kandidaturën e Topçiut për Maliqin, ndërsa zbuloi të gjithë kandidatët e bashkive të qarkut të Korçës për zgjedhjet vendore.
Partia Socialistë zyrtarizoi këtë të dielë emrat e kandidatëve si dhe këshillat bashkiakë për 61 bashkitë e vendit.
Kandidatët për qarkun e Korçës:
Bashkia Korçë – Sotiraq Filo
Bashkia Kolonjë – Erion Isai
Bashkia Devoll – Eduard Duro
Bashkia Maliq – Gëzim Topçiu
Bashkia Pogradec – Ilir Xhakolli
Bashkia Pustec – Pali Kolefski
/a.r