Një djalë i ri në dukje ‘normal’ është ngjitur dje në çatinë e një ndertese karakteristike në Venecia dhe i veshur vetëm në të mbathura, u filmua duke u hedhur në ujin poshtë saj me një stil të frikshëm të përplasjes me bark
Turisti anormal që u hodh në ujë nga ndërtesa 4-katëshe e Venecias ka tërbuar kryebashkiakun e qytetit qe eshte pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.
“Këtij duhet t’i japim një çertifikatë budallai, madje edhe disa shkelma nga prapa”, shkruante kryebashkiaku Luigi Brugnaro në lidhje me incidentin pa shije.
Ai vijonte më tej: “Po përpiqemi ta identifikojnë dhe ta ndalojmë për të ngritur akuzat, si atë, dhe idiotin që regjistronte videon për rrjetet sociale”.
“Njerëz që rrezikojnë jetën për disa ‘like’ dhe mësojnë dhe të tjerët të bëjnë. Imagjinoni sikur një barkë të kishte kaluar aty poshtë”.
Pak para se njeriu të hidhej, vendas që kalojnë aty dëgjohet që i thotë: “Jo, mos e bëj!”.
Burri ishte me fat që shpëtoi shëndoshë pasi niveli i ujit në kanalet e Venecias ka rënë ndjeshëm.
Por sjellje të tilla të padenja për qytetin e famshëm kulturor, janë vërejtur dhe më parë nga njerëz të paditur e të etur për vëmendje, siç ndodhi vjet me dy turistë amerikanë që u zhveshën dhe u futën në ujë në zonën rezidenciale të Castello./m.j