Pankreasi është po aq i rëndësishëm sa organet e tjera vitale të trupit. I vendosur mbrapa stomakut, ai sekreton enzimat tretëse dhe hormonet si glukagoni dhe insulina që rregullon nivelet e sheqerit në gjak. Në mënyrë që të jetë i shëndetshëm, pankreasi kërkon kujdesin e duhur nga ana juaj. Disa gjendje të caktuara mund të shkaktojnë probleme të tij, si për shembull kanceri pankreatik dhe pankreatiti (inflamacioni i pankreasit).
RRUSHI I KUQ
Ajo që e bën rrushin e kuq shumë të dobishëm për pankreasin, është sasia e madhe e rezveratrolit të gjendur në të. Rezveratroli është një antioksidant i njohur për vetitë e tij antikancerogjene. Me fjalë të tjera, ai është i aftë të ndalojë formimin e qelizave kancerogjene. Konsumimi i rrushit të kuq rekomandohet te personat me kancer në pankreas pasi vret qelizat kancerogjene. Gjithashtu, rezveratroli ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe parandalimin e dëmtimit të enëve të gjakut, duke furnizuar pankreasin me nutrientë dhe oksigjen.
BROKOLI DHE PERIMET E TJERA KRUCIFERE
Këto perime janë unike, për shkak të përbërësve të quajtur “glucosinolate”, të cilat kanë veti antikancerogjene. Është mirë që ato të konsumohen të gjalla, ose të gatuara pak në avull, në mënyrë që ju të përfitoni në maksimum nga përbërësit e tyre.
KOSI
Tashmë nuk është më një sekret që ngrënia e kosit është e dobishme për aparatin tretës. Kjo sepse ai përmban biliona bakterie të mira që ndihmojnë në tretjen dhe eliminimin e poliferacionit të baktereve të këqija në traktin gastrointestinal. Duke konsumuar kos rregullisht, ju reduktoni ngarkesën e tepërt të pankreasit. Një rol të ngjashëm luajnë edhe miso e kefiri.
PATATET E ËMBLA
Siç e përmendëm edhe më sipër, një ndër shumë rolet që pankreasi luan është edhe sekretimi i insulinës, e cila kontrollon nivelet e sheqerit në gjak. Për t’i ardhur në ndihmë kësaj gjëndre në normalizimin e nivelit të sheqerit në gjak, është një ide e mirë të konsumoni patate të ëmbla, të cilat gradualisht çlirojnë sheqer në gjakun tuaj.
HUDHRAT
Këto bimë ndihmojnë në mbrojtjen e pankreasit nga dëmtimet. Kjo sepse hudhra është e pasur me një përbërës kimik të quajtur alicin, i cili ka veti antikancerogjene dhe antiinflamatore. Për të ruajtur shëndetin e pankreasit tuaj, shtoni hudhër në gatime, konsumoni 2-3 thelpinj hudhër në ditë ose merrni kapsula nga vaji i hudhrës.
BW