Grupi kryesor opozitar në Siri tha se është i hapur për mundësinë e ndaljes së armiqësive, megjithëqë e ka kritikuar Rusinë dhe regjimin e Sirisë për kalimin e afatit për armëpushim. Ky grup opozitar, i njohur si Komiteti i Lartë për Negociata, tha sot se çfarëdo marrëveshjeje potenciale do të kërkoj që qeveria e Sirisë së pari t’i tërheq bllokadat nga komunitetet që mbahen nga kryengritësit, shkruan REL. Ky grup, që mbështetet nga Arabia Saudite, po ashtu tha se qeveria e Sirisë duhet t’i lirojë mijëra të burgosur. Për ndaljen e armiqësive në luftën civile pesëvjeçare në Siri, më 19 shkurt, janë pajtuar 18 vende që i mbështesin palët opozitare. Por, armëpushimi nuk ka ndodhur për shkak të luftimeve intensive, ku përfshihet edhe ofensiva masive qeveritare e mbështetur nga Rusia afër kufirit me Turqinë.