Arrihet marrëveshje për këshilltarët mes Metës dhe Berishës.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë’, i përbërë nga Partia e Lirisë e ilir Metës, grupimi i Sali Berishës, PDK dhe PBDNJ do të depozitojë të hënën në KQZ emrat e kandidatëve për kryetarët e bashkive dhe këshillave bashkiakë.
Berisha deklaroi sot në konferencën për mediat se plotësimi i vendeve në këshillat bashkiakë do të bëhet sipas përqindjeve që secila forcë politike ka marrë në zgjedhjet e vitit 2015 në secilën prej bashkive.
“Referencë do të jenë zgjedhjet e 2015, sipas përqindjeve që ka marrë çdo parti në çdo bashki’, u shpreh Berisha.
/a.r