Analisti Preç Zogaj thotë se zgjedhjet lokale të 14 majit do zgjidhin vetëm një enigmë, se cila nga grupimet e Partisë Demokratike do të dalë në vend të dytë e të tretë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Zogaj u shpreh se nuk ka optimizëm te e djatha te këto zgjedhje, pasi Partia Demokratike mbetet e përçarë.
“Duket se zgjedhjet vendore të 14 majit, thellësisht ka vetëm një enigmë për të zgjidhur, atë që lidhet me kompozimin e palëve në spektrin e së djathës, në spektrin opozitar. Kjo është e trishtueshme për mendimin tim.
Duke qenë këto zgjedhje bashkiake për pushtetin vendor, duke qenë në lojë 61 bashki, mund të ketë ndonjë bashki opozita, por në bilancin e përgjithshëm që lidhet me kush fiton më shumë, qoftë me numër bashkish, qoftë edhe me propocional. Në këtë aspekt nuk ka vend për shumë optimizëm”, theksoi ai.
/s.f