Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Londër ka zhvilluar një bashkëbisedim në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Kreu i qeverisë është pyetur nga një shqiptaro-britanik se çfarë duhet të bëjë komuniteti shqiptar në Britani për të ndryshuar perceptimin që është krijuar për ta.
Rama u shpreh se kontributet e komunitetit shqiptar në Britani do të jetojnë më gjatë se Suella Braverman. E sa i përket Sekretares së Brendshme, Rama tha se ajo nuk ka kërkuar ndjesë për ato që ka thënë për emigrantët shqiptarë sepse nuk i vjen keq. Dhe në këtë drejtim, sipas tij, komuniteti nuk ka çfarë të bëjë asgjë, por të vazhdojë të tregojë veten siç e ka treguar deri tani, duke nderuar flamurin shqiptar dhe atë britanik.
Pyetje: Unë jam Emanuel Vila. Unë kam lindur dhe u rrita në Shqipëri. Më pas erdha për studime këtu dhe punoj në sistemin bankar të financës. Jam krenar të them që jam shqiptaro-britanik. Gjatë kohës time këtu kam parë se si perceptimi i shqiptarëve ka ndryshuar, në vetë të parë e kam parë, ndonjëherë për më keq. Pra nuk bën dobi që të kemi edhe filma si Taken apo Bandat e Londrës. Në fakt për herë të parë kur bënë heroin e parë shqiptar njerëzit qeshën me të. Mendoj që kemi problem të qartë perceptimi. Shoh mjaft shqiptarë profesionistë në këtë sallë dhe mendoj se si komunitet ne kemi fuqinë të ndihmojmë këtë perceptim. Në këndvështrimin tuaj si kryeministër çfarë mund të bëjmë si komunitet për të ndihmuar në perceptimin për shqiptarët në Britaninë e Madhe.
Edi Rama: Dëgjo a mendoni se Suella Braverman nuk e dinte që po thoshte diçka të gabuar sepse politikanët thonë gjëra për të cilat pendohen më pas? Më ka ndodhur mua, i ndodh gjithkujt sidomos kur je i apasionuar pas asaj që bën, apo kur je i përfshirë në një debat, ndonjëherë fjalët shpëtojnë. Më pas vjen e nesërmja, vjen java tjetër dhe gjen një mënyrë për të thënë ndjesë. Ajo kurrë nuk ka thënë ndjesë sepse asaj nuk i vjen keq. Nuk mund të bësh asgjë. Nuk mund të bëni asgjë në këtë drejtim. Por ajo që duhet të bëni është të vazhdoni të bëni atë që bëni. Sepse e vërteta e komunitetit shqiptar, talentet aty, kontributet komunitetit shqiptar do të jetojnë më gjatë se Suella Braverman dhe shumë Suella që do të dalin rrugës. Vazhdoni kështu siç vazhdoni. Jini krenarë që vini andej nga vini. Jini krenarë që i përkisni kësaj shoqërie. Nderoni flamurin britanik, nderoni flamurin shqiptar. Dhe po bëni më të mirën që mundeni. Më pas politikanët që përdorin vizibilitetin e tyre dhe pushtetin që u është dhënë nga të tjerët për t’i përfaqësuar për të mbledhur vota apo për të kërkuar vota apo për të bërë gjëra të tilla, do të ekzistojnë gjithmonë, për aq kohë sa do të ekzistojë demokracia, do të ndodhIn gjithmonë. Ashtu siç e ka thënë Churchill i madh është sistem shumë i keq, por është më i miri që keni. Thjesht vazhdoni kështu, kundërshtoni kurdo që mundeni, por mos u fiksoni me këtë. Thjesht t’ju vijë keq për këta politikanë, t’ju vijë keq për Britaninë dhe jeni në rregull.
/a.r