Hudhra ka kohë që përdoret si një ilaç natyral për të trajtuar një rang të gjerë të sëmundjeve dhe kushteve të ndryshme shëndetësore.
Hudhra përdoret për zemër dhe sistemin e gjakut. Ajo mund të stabilizojë shtypjen e gjakut, të shmangë sëmundje të zemrës, sulmin në zemër dhe arterosklerozën.
Disa prej këtyre pretendimeve mbështeten edhe nga shkenca. Disa njerëz e përdorin atë për të parandaluar kancerin e zorrëve, stomakut, gjirit, prostatës dhe mushkërive, transmeton Gazeta Express.
Hudhra e prodhon një përbërës të quajtur alicin. Alicini ia jep erën hudhrës, atë që e ka. Por, a keni dëgjuar ndonjëherë se njerëzit e përdorin atë edhe si “sheqerkë”? Po, kjo është e vërtetë.
Kinezët e vendosin një hudhër në gojë dhe e lënë aty për 30 minuta. Kjo praktikë është një metodë e lashtë që përdoret zakonisht në mëngjes. Rezultatet janë të pabesueshme.
Ushqyesit e shëndetshëm që gjenden në hudhër hyjnë në organizmin tuaj përmes pështymës tuaj dhe i pastrojnë enët e gjakut. Pas 30 minutave, ju duhet ta nxirrni hudhrën. Lani dhëmbët dhe në qoftë se ende keni “erën e keqe” të hudhrës, atëherë përtypni një kokërr kafeje ose majdanoz.
Kjo “sheqerkë” hudhër ka shumë përfitime shëndetësore për trupin tuaj, të tilla si: pastron trupin tuaj, promovon shëndet të mirë të veshkave, pastron lëkurën tuaj, punon si një shtytës imunitar, vepron kundër bronkitit, kontrollon oreksin tuaj etj.
Pra, nëse përjetoni ndonjë nga problemet e përmendura më lartë, atëherë ky është ilaçi i duhur për ju. /Gazeta Express