Klodian Zoto është njëri nga 3 biznesmenët që kanë marrë me koncesion inceneratorët, të cilat janë duke u hetuar nga SPAK.
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, thotë se policia ka bërë një operacion për arrestimin e tij në Korçë, por nuk ka mundur ta gjejë.
Blendi Fevziu: Ke thënë njëherë në studio më duket që njeri prej tyre është në Tiranë.
Artan Hoxha: Ka qenë në Shqipëri, në kohën që ne flisnim ishte në kërkim, por ishte në Shqipëri. U bë një operacion i policisë atëherë…
Blendi Fevziu: Dhe nuk e kapën dot?
Artan Hoxha: Ata mendonin që ishte në juglindjen të vendit në zonën e Korçës nuk e gjetën.
Blendi Fevziu: Pse kanë bërë operacione policia për ndalimin e tyre?
Artan Hoxha: Po, ka bërë, ka kërkuar, ata mendonin që ishte Klodian Zoto aty dhe nuk e arrestuan.
SPAK-u në këtë moment është njësoj si avokatët dhe gjithë personat që janë aty, përfshirë dhe ata që janë në burg prezumohen të pafajshëm. Gjëja që na intereson ne si qytetarë sot është një hetim që ka nisur pas një kallëzimi të bërë nga nisma Thurje në verën e vitit 2020.
/a.r