Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me nisjen e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit ka shtruar Iftarin e parë ku dhe ka bërë bashkë figura të njohura të politikës në vendin tonë.
Ka qenë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ka ndarë foto nga kjo darkë ku të pranishëm kanë qenë presidenti i vendit, Bajram Begaj, ambasadorja Yuri Kim, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.
Ndersa kreu i “Rithemelimit” Sali Berisha as qe behet fjale te jete pjesemarresh, kurse kryeministri Edi rama eshte per vizite ne Britani, ku ka zhvilluar takime me homologun Sunak dhe zyrtaret me te larte ne Londer.
Meta në postimin e tij i ka uruar besimtarët myslimanë agjërim të lehtë dhe të pranuar.
“Kënaqësi e veçantë të bashkohesha sot në Iftarin e parë të shtruar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me nisjen e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.
Vëllezër e motra shqiptarë kudo ku ndodheni, ju uroj nga zemra agjërim të lehtë dhe të pranuar!
Sjelltë ky Muaj i Shenjtë bekime, shëndet dhe lumturi në çdo familje shqiptare!”, shkruan Meta./m.j