Biznesmenë në Tiranë pranojnë në biseda konfidenciale se kanë marrë kërkesa javët e fundit për shuma të konsiderueshme parash nga deputeti Ben Blushi.
Paratë janë kërkuar si “fonde për fushatën” e re politike të deputetit që njihet për tonet kritike ndaj kryeministrit Rama.
Disa prej biznesmenëve pohojnë se kanë marrë një kërkesë të tillë edhe më parë, në rrethana që korrespondojnë me rrethanat e sotme të kritikave të Blushit brenda PS-së.
Nuk ka të dhëna nëse fonde të tilla janë paguar, por sipas një burimi të gazetës Dita, në më shumë se një rast, deputetit i është thënë se mund t’i jepen shumat e kërkuara vetëm pasi të krijohet besim se lëvizja e tij ka mbështetje brenda PS-së dhe veç kësaj, ka qëllime serioze.
Në raste të tjera janë hedhur dyshime se po shfrytëzohet situata politike dhe klima e acaruar biznes-qeveri duke shprehur skepticizëm për destinacionin real të parave.
Nëse këta zëra provohen, do të kompromentonin jo pak qëndrimet e Blushit, të cilat deri më tani janë prezantuar gjerësisht si parimore. / Dita