Chrissy Teigen e ka dëshmuar edhe një herë se pse është një nga modelet më të kërkuara në botë. Në një intervistë për ‘People’, Teigen e cila është në pritje të fëmijës së parë, ka treguar vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar derisa ka realizuar setin fotografik seksi për ‘Sports Illustrated’.
Modelja e cila prej shumë vjetësh po bënte përpjekje për të pasur fëmijë, ka thënë se gjatë kohës sa ka realizuar fotot, ka qenë në tretmanin për fertilizim artificial (IVF) dhe kjo ia kishte vështirësuar punën.
“Ishte vështirë”, ka thënë gruaja e John Legend.
“Fotografitë u realizuan kudo dhe unë isha e zhveshur. Bisedonim zhveshur. Të pasmet, gjoksi, gjithçka dhe unë nuk po dukesha si më së miri”, tha ajo.