Një operacion anti-drogë i koduar ‘Harta’ është zhvilluar ditën e sotme në Tiranë, ku policia ka goditur 2 grupe kriminale që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Në pranga kanë rënë 20 persona si dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë të cilët ishin të përfshirë në veprimtarinë e lëndëve narkotike.
Policia ka publikuar edhe hartën e zonave ku vepronte secili prej 25 të dyshuarve, ku mes tyre vihet re se janë edhe 3 gra, të cilat ende nuk janë identifikuar. Njëri prej grupeve e kishte bazën e veprimtarisë kriminale në Yzberisht.
Mësohet se të arrestuarit vepronin në dy grupe kriminale të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së heroinës, kokainës në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në lokale nate si shpërndarjen e kanabisit në ambiente pranë shkollave.
Personat e arrestuar:
Fabian Qoku, 39 vjeç, Redi Lolaj, 22 vjeç, Eduard Hysa, 25 vjeç, Dorjano Çela, 31 vjeç, Enver Mehmeti, 60 vjeç, Fatbardh Bardhi, 37 vjeç, Martin Kuka, 35 vjeç, Marsel Gjona, 31 vjeç, Mariglen Hoxha, 39 vjeç, Muharrem Tarushi, 31 vjeç, Polikron Shabani, 40 vjeç, Erion Xhaxho, 47 vjeç, Altin Llani, 45 vjeç, Jurgen Hasamataj 32 vjeç, D.I 23 vjeç, A.XH, 51 vjeç, M. V., 44 vjeç, F. P., 25 vjeç, E. K., 35 vjeç, dhe J. H., 32 vjeç.
Të arrestuarit komunikonin me mesazhe të koduara dhe përdornin automjete të transportit publik për të shmangur kontrollet e befasishme të policisë.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.
/e.d