Pas incidentit të disa ditëve më parë, kur një prezantuese amerikane humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë gjatë transmetimit direkt, një situatë e ngjashme u regjistrua edhe në Kolumbi mbrëmjen e djeshme, ku një prej prezantueseve më të njohura në vend, humbi ndjenjat dhe u rrëzua në dyshemenë e studios gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.
Elianis Garrido, 35 vjeç ishte ulur në stol ndërsa bashkë prezantonte shfaqjen “Lo Sé Todo” (“Unë di gjithçka”) kur ndodhi incidenti.
Në pamjet e publikuara në media dhe rrjetet sociale mund të shihet momenti kur ajo papritmas mbulon fytyrën me duar dhe rrotullohet në karrigen e saj përpara se të rrëzohet përtokë.
Menjëherë pas kësaj kamerat ndalen dhe fokusojnë kolegun e saj të shqetësuar Ariel Osorio, i cili bëri thirrje për një ndërprerje reklamash. Kolegë të tjerë nxituan menjëherë pranë saj duke i dhënë ndihmën e parë prezantueses 35-vjeçare.
Pasi ajo u dërgua me urgjencë në spital, kolegu i saj u u tha shikuesve se bashkë prezantuesja kishte patur “probleme respiratore”. Ai tha se 35-vjeçarja ndodhet në spital dhe po merr trajtimin e duhur mjekësor.
Kjo e fundit nuk e ka komentuar ende episodin e frikshëm që ka kaluar, ndërsa thuhet se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe se gjithçka ka kaluar.
/a.r