Pas një hetimi 2-vjeçar, Policia në Belgjikë ka shkatërruar një grup kriminal që drejtohej nga mafia shqiptare. Operacioni u ndërmor ditën e sotme dhe 18 persona u arrestuan.
Nga operacioni u sekuestruan 33 automjete me vlerë rreth 300 mijë euro, ndërkohë u kapën dhe 30 mijë euro cash. Gjithashtu janë konfiskuar llogari bankare me vlerë afro 70,000€, si u sekuestrua edhe një orë Rolex.
21 kontrolle janë ushtruar ditën e sotme dhe policia mundi të sekuestrojë 600 rrënjë kanabis dhe 800 gramë kanabis. Sera e kanabisit u zbulua në Verviers në Belgjikë. Prokurori Publik i Lièges tha se në operacion janë përfshirë 160 policë.
“Ky operacion u krye me mbështetjen e njësive speciale të policisë federale, PJF-ve të Luksemburgut dhe Charleroi, zonave policore të Ans/St Nicolas, Grâce-Hollogne/Aëans, Famenne-Ardennes, njësitë federale”, tha ai.
21 kontrollet u kryen në Liège, Seraing, Saint-Nicolas, Grâce-Hollogne, Jemeppe, Verviers, Marche-en-Famenne, Houffalize dhe Morlanëelz dhe u arrestuan 18 persona. Ndërkohë është prerë urdhër-arresti për 5 persona të tjerë. Prokurori tha se ky aksion vërtetoi ekzistencën e trafikut të drogës që ky grup kriminal bënte prej të paktën një periudhe 4-vjeçare.
Çfarë u sekuestrua?
– 800 gramë kokainë
– Pajisje për paketimin dhe shitjen e kokainës (peshore, thasë për doza, makinë ambalazhimi me vakum, pres, etj.)
-600 rrënjë kanabis
-33 automjete me vlerë 300 mijë euro
– 30 mijë euro cash
-Llogari bankare me vlerë rreth 70 mijë euro
-Një orë Rolex dhe aksesorë të tjerë luksi
– dokumente false italiane dhe sllovene
/e.d