Policia e Lezhës ka sekuestrua disa mallra kontrabandë dhe arrestoi dy persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Në njoftimin për mediat policia bën të ditur se “janë sekuestruar 1470 shishe verë, 6 motorrë për mjete të vogla lundruese, 9 copë monitorë, 21 kg kafe, 9 kasa dritaresh, 1024 copë bluza, pantallona dhe xhaketa, 39 kg rrjetë plastike Si rrjedhojë nga Specialistët e Krimit Ekonomik u arrestuan në flagrancë shtetasit Alfonc Vuksani 53 vjeç banues në Shkodër dhe Kol Shkrepi 62 vjeç, banues në Lezhë si dhe u shpall në kërkim shtetasi S.Sh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ”Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë”.
Policia sqaron se shtetasi Alfonc Vuksani udhëtonte me mjetin me targë CK 972 XP dhe pas kontrollit të ushtruar nga Autoritetet Doganore u zbulua se në mjet kishte mallra që nuk i ishin nënshtruar proçedurave doganore, më konkretisht 6 motorrë për mjete të vogla lundruese, 9 copë monitorë, 21 kg kafe, 9 kasa dritaresh, 1024 copë bluza, pantallona dhe xhaketa, 39 kg rrjetë plastike. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky mall ishte për llogari të shtetasit S.Sh, banues në Lezhë“.
Po ashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u konstatua edhe një sasi prej 1470 shishe vere, nga 0.75 litra, të cilat dyshohet të jenë gjithashtu kontrabandë.