Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rikonfirmuar masën e caktuar në mungesë “arrest me burg” për Leonard Daçi, jurist në Bashkinë e Bulqizës, pjesë e grupit të të zyrtareve të këtij institucioni që u arrestuan, përfshirë kryebashkiakun Lefter Alla.
Ai u vetëdorëzua të Shtunën në gjykaten e Posaçme rreth dy orë pas nisjes së seancës gjyqësore. Sipas tij, ishte në shtëpi kur dëgjoi nga mediat se ishte i arrestuar dhe mori avokatin për të shkuar në seancë ku mësoi se ndaj tij ishte marrë në mungesë masa e sigurisë “arrest me burg”.
Ndërkohë, një fakt interesant, është detaji që Leonard Daçi ishte raportuar nga SPAK si i arrestuar lidhur me aferën për të cilën janë arrestuar deri më tani 13 persona, 11 prej tyre janë lënë në arrest me burg ndërsa dy të tjerët në arrest shtëpie.
/s.f