Në orët e vona të mëngjesit të ditës së të dielës, policia italiane, gjatë shërbimit të kontrollit territorial, në viale della Vittoria kanë kontrolluar të dhënat personale të një 36-vjeçari, shtetas shqiptar.
Nga një marrje në pyetje rezultoi se i dyshuari ishte në kërkim për qëllime ekstradimi për llogari të autoritetit gjyqësor të huaj.
Shqiptari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për hetime të mëtejshme të rastit. Kërkimi ndërkombëtar përfshinte një urdhër-arresti të lëshuar në vitin 2015 nga Autoriteti Gjyqësor Shqiptar, për plagosje të rënda pas një përleshje me armë.
Pas një dënimi të dhënë me 2 vjet, shqiptari duhet të vuajë një dënim të mbetur prej një viti, shtatë muaj e katër ditë burg. Në përfundim të hetimeve, efektivët arrestuan shtetasin shqiptar dhe e transferuan ne burg më Ankona.
/s.f