Presidenti francez, François Hollande shprehu sot shqetësimin e tij për situatën humanitare në Siri, kryesisht në Alepo, bastioni i rebelimit, i bombarduar dhe i izoluar nga trupat e regjimit të Bashar al-Assadit.
Pasi është takuar me disa personalitete franceze nënshkrues të thirrjes drejtuar për çështjen e izolimit të Alepos, Hollande përshëndeti iniciativën dhe shprehu shqetësimin e tij për degradimin e situatës humanitare në Siri, kryesisht në qytetin e Alepos ku qindra mijëra civilë kërcënohen me bllokim nga regjimi, i mbështetur nga aviacioni rus.
François Hollande shprehu mobilizimin e Francës, në kuadër të Kombeve të Bashkuara me partnerët e saj, për t’iu përgjigjur në mënyrë urgjente çështjes humanitare dhe krijimin e kushteve të favorshme për një stabilizim të qëndrueshëm të Sirisë në sajë të një tranzicioni të negociuar politik”, bëri të ditur presidenca franceze në një deklaratë.
Forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga aviacioni rus, nisën në fillim të muajit shkurt një ofensivë më të zgjeruar duke mundësuar marrjen nën kontroll të territoreve në veri të qytetit të Alepos.