Një grua ka humbur jetën sot nga mbytja në lumin Moraça në Podgoricë, teksa foshnja e saj, është nxjerrë e gjallë nga aty dhe është transferuar në Spitalin e Fëmijëve. Shpëtimin e foshnjës nga lumi, e bëri deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani, moment ky i cili është kapur edhe nga kamerat televizive të Malit të Zi. Foshnja që u shpëtua sot nga Moraça është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Fal guximit, qetësisë, por edhe njohurive që ka si prind i tre fëmijëve të mitur, Adnani nxorri ujin nga mushkëritë e foshnjës. Ai në intervistë për gazetën “Pobjeda” ka thënë se nuk besonte se do t’ia dilte.
Ai kishte frikë se ishte tepër vonë, por nuk u dorëzua.
Prezenca e deputetit Adnan Dibrani, rezultoi të vijonte aty, duke qenë pjesë e misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që pasoi ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi./m.j