Nga Përparim Kabo
Po e ndjek prej gati një muaj retorikën e Ben Blushit e cila pa ndroje ka nxjerr zhveshur jetën e brendshme të partisë së tij, dhe të qeversijes së saj…por tek e dëgjoja në Korçë zbulova diçka që e rrëzoi së paku në sytë e mi.
Ai dha shëmbullin e heroit të filmit Forest Gamp…që pasi u zhgënjye nga Lufta në Vietnam braktisjen që iu bëri shoqëria atyre luftëtarëve dhe vetminë ku ata mbetën nisi ta sfidonte duke vrapuar…dhe një ditë në mënyrë simbolike në një fiksion artistik regjizori i vuri pas mijëra njerëz që e ndiqnin duke vrapuar. Dhe më tej, edhe Beni thotë se do vrapojë në garën e tij antiRama deri sa të mbledhi 1 milion shqiptar.Seriozisht e ke shkrimtar?!
Po së paku ju e dini që arti nuk është jeta, dhe ajo që ndodhi në film nuk shëndrohet në fakte jetësore. Vrapo podeshe por jo 1 milion por as 1oo veta nuk do vrapojnë pas teje. Unë e kuptoj pse Rama nuk të konsideron.Thjeshte se Ai të di ato fakte që ne të tjerët nuk ti dimë, se si e ke mjelur edhe ti lopën e pushtetit kur ke qënë ministër. Kaq Ben…nëse ajo parti është e pabesueshme edhe ti i tillë je. Nëse ajo qeverisje është e korruptuar ti nuk bën ndryshimin…vrapo së paku në natyrë të largosh vetminë tënde…!