Sipas mediave britanike, tashmë kanë nisur negociatat mes Chelseat dhe selektorit të Italisë, Antonio Conte për të marrë drejtimin e “Bluve” te Londrës në fund të këtij sezoni. Klubi nga “Stamford Bridge”, prej kohësh është duke kërkuar zëvendësuesin e trajnerit të përkohshëm Guus Hiddink, dhe siç shkruajnë mediat në ishull, tekniku italian preferohet nga krerët e Chelseat.
Në garë për ta marrë kreun e bankinës së londinezëve është edhe trajneri aktual i Juventusit, Massimiliano Allgeri, por thuhet se Chelsea ka hequr dorë nga Allegri, dhe duket se Conte është njeriu më i mundshëm për të marrë drejtimin e skuadrës angleze.