Shoqëria civile në Kosovë ka nisur të nënshkruajë një peticion për largimin e Ambasadorit Amerikan në Kosovë, Greë Delaëie. Peticionin e ka iniciuar Roland Bartezko, i cili ishte dënuar me 23 vite burgim për shkak të një sulmi terrorist në Prishtinë, në vitin 2001. Ambasadori Amerikan ka lëshuar akuza në drejtim të partive opozitare në Kosovë duke thënë se është i neveritur me veprimet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Edhe gazetari Enver Robelli ka reaguar ndaj nismës për të larguar Ambasadorin Amerikan përmes peticionit të terroristit Bartezko. “Veç mos fluturoni shumë me këtë peticionin që e paskësh nisur në change.org ky Roland Bartezko kundër ambasadorit amerikan në Prishtinë. Nëse është ai Bartezko që njihet në Kosovë, atëherë bëhet fjalë për një terrorist gjerman, mercenar, i dënuar nga drejtësia ndërkombëtare për terrorizëm, i njohur si «Shabani i UÇK-së»”, ka shkruar Robelli.