Policia e Pogradecit ka prceduar penalisht një punonjës të Ujësjellësit të Pogradecit pasi akuzohet se ka kanosur drejtorin e ri të kësaj ndërmarrjeje.
Sipas policisë, Meard Berberi, 30-vjeç ka kanosur drejtorin e sapoemëruar në këtë post Marsel Isallari.
Shkak për këtë mendohet se ka qënë ndryshimi i pozicionit të punës për Berberin. Ndaj 30-vjeçarit ka nisur hetimet në gjendje të lirë për kanosje për shkak të detyrës.
Por kjo ngjarje ka marrë edhe ngjyrime politike. Drejtori i ri u Ujësjellësit ndërmarrje e kaluar në varësi të pushtetit lokal, është emëruar nga kryebashkiaku i djathtë e Pogradecit, Eduard Kapri. Ai ku akuzua nga të majtët se emëroi nipin e tij, 28-vjeçarin Marsel Isallari.
Ndërkohë, kryetari i bashkisë ka deklaruar për mediat se në ndërmarrje janë konstatuar abuzime në miliona euro të konsumuara nga drejtuesit e mëparshëm.
Ai u shpreh se pas konstatimit të abuzimeve, u kërcënua drejtori i ri.
“Persona me prededentë penale si Meardi Berberi ( i njohur si Koro) i cili ishte me detyrën e përfaqësimit juridik i ndërmarrjes, ushtroi presion duke demonstruar edhe armë zjarri ndaj drejtorit të ndërmarrjes. Në lidhje me këtë kanosje, nga ana e administratorit u bë kallëzimi penal në Polici. U bëj thirrje organeve përkatëse të veprojnë në lidhje me këtë ngjarje ku do të informohet edhe Presidenti i Republikës, Kryeprokuori dhe ambasadat e huaja”, ka deklaruar Kapri.