Ish-sekretari i NATO-s, Javier Solana, ka përshkruar ngjarjet e fundit në Ballkan dhe lëvizjet nacionaliste.
Në një konferencë në shkollën Diplomatike në Madrid, Solana ka thënë se Bashkësia Ndërkombëtare e ka humbur interesin për Ballkanin. Ai ka ngritur shqetësim mes raporteve te Serbisë dhe Kroacisë.
“Më së shumti i frikohem raporteve mes Serbisë dhe Kroacisë, pasi Kroacia është duk u udhëhequr nga një qeverisje patriotike, e ngjashme me atë të Hungarisë”, ka thënë ai.
Solana i cili është njohur vazhdimisht për raporte të mira me serbët, ka shtuar se Kroacia është më shumë e favorizuar nga shteti më i fuqishëm i BE-së, Gjermania, për shkak të raporteve tradicionale dhe katolicizmit, kurse Serbia, për këtë shkak, është rrezik që nga inati, të lidhet me Rusinë.
“Nuk duam një Serbi të tillë e cila do të mundësonte që përmes saj, të fute Rusinë në BE”, ka thënë ai.
Anëtari i partisë Socialiste Punëtore në Spanjë (PSOE), shtet ky që hynë në mesin e pesë të tjerave në BE që nuk e kanë njohur Kosovën, ka thënë se gjërat në shtetin e ri, nuk kanë kaluar mirë.
“Kufijtë mes Serbisë dhe Kosovës janë jolegale, por prapë janë kufij, por Serbia tregoi gatishmëri për bisedime. Gjithashtu duhet ta kem parasysh edhe Shqipërinë, si një shtet i vështirë”, ka thënë ai.
Solana, i cili ishte sekretar i përgjithshëm i NATO-s, gjatë kohës kur kjo aleancë ndërmori sulmin ajror ndaj Kosovës, ka thënë se Spanja do të vazhdojë të mbajë qëndrim të njëjtë ndaj Kosovës.