Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona të akuzuar për kontrabandë mallrash të ndryshëm. Ndërkohë, sipas njoftimit bëhet me dije se një person i tretë ëhstë shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tij.
Hetimi doganor në Lezhë ka zbuluar kontrabandë prej 1470 shishe verë, 6 motorrë për mjete të vogla lundruese, 9 copë monitorë, 21 kg kafe, 9 kasa dritaresh, 1024 copë bluza, pantallona dhe xhaketa, 39 kg rrjetë plastike.
Janë arrestuar në flagrancë A. V dhe K. SH të dyshuarit kryesore për kontrabandën si dhe u shpall në kërkim S. SH. Pas kontrollit të ushtruar në automjetin e A. V u zbulua se ai nuk i ishte nënshtruar procedurave doganore për mallin e sekusetruar. Më pas u zbulua se ky mall ishte për shtetasin S. SH, nga Lezha.