Arrestohen dy shtetas për Veprën Penale të “Vjedhjes”
Sekuestrohet shuma prej 770 euro dhe 500 lekë të vjetra të dyshuara të vjedhura.
Me datë 19.02.2016 nga specialistët e Komisariatit Kavajë, u arrestuan në flagrancë shtetasit :
– Xh. Helshani, 18 vjeç
– H. Resulaj, 18 vjeç
Arrestimi i tyre u bë pasi u dokumentuan me prova ligjore dhe dyshohen si autorë të vjedhjes së shumës prej 820€ në banesën e shtetasit B. H në Kavajë. Dy autoreve në cilësinë e provës materiale ju sekustrua shuma prej 770 euro dhe 500 lekë të vjedhura. Referuan materialet në ngarkim te shtetasve për Veprën Penale të “Vjedhjes ” kryer në bashkepunim neni 134-25 Kodit Penal.