Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend, foli për ngjarjet kriminale që kanë përfshirë vendin. Ai gjithashtu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si të korruptuar.
“Tema e këtu rendit të ditës që ka të bëjë me integrimin europian, kemi mbështetur pa rezeverva çdo akt në funksion të këtij procesi. Ky akt është nj thjesht një letër vdekur, pasi ju veproni çdo ditë në kundërshtime me parimet e procesit. Por fillimisht dua të ndalem në dy ngjarje tragjike. 3-4 netë më parë në krye të detyrës teksa punonte për të mbajtur mbesën e vogël, bie nga breshëritë e kriminelit , banditi të qeverisë, një punonjëse., Mimoza Paja, me breshëri plagosen dhe 5 të tjerë. Kjo është një vepër e nxitur nga politika.
I dyshuari për vrasje ishte liruar nga të gjitha detyrimet me ndërhyrje politike nga lart, ju keni shpallur si platformë dorëzimin e rendit në duart e krimit. “T’i hanë kokat njërit-tjetrit”, ka thënë Rama publikisht. Është një licencë për të vrarë njëri-tjetrin. Por nga ana tjetër, kjo deklaratë është njëkohësisht asgjësim i ligjeve të vendit. Pra vrasës të tjerë shkrehën breshëri dhe vranë një nënë në banak dhe plagosën, 5 të tjerë sepse kjo është platforma e Edi Ramës. Dënoj këtë standard që përputhet me rregullat e mafies dhe shpellat e saj. Për herë të parë pardje kontrollova, Facebook i këtyre ministreve dhe mendova se do të ishin tronditur se një nënë lehonë ishte marrë nga një bandë policësh.
Nuk gjeta asnjë fjalë zonja ministre. Lehona në burg me fëmijë 8 ditësh në shtëpi, dhe nga ju nuk u tha asnjë fjalë. Zonja të nderuara mos harroni se jeni nëna. Paraja nuk duhet të ju verbojë në këtë mënyrë përfaqësoni gratë dhe vajzat, s’mund të bëheni kaq të pandjeshme. Sot jam këtu për të denoncuar Edi Ramën për bllokimin që i bën parlamentit. Rama nuk sjell ligjin sepse i dalin Sarajet e Surrelit të ndërtuar nga themelet dhe dy kate nën tokë dhe 5 mijë metra katror oborr. Këshilltari Ota Xhackës, këshilltari i Edi Ramës, ka vjedhur në Europë. Po vidhen pasuri të buxhetit të shtetit. Në 9 muaj janë vjedhur 123 mld lekë. Unë i betohem se, le të shkojë në Karaibe, por Rama do të bëhet përgjegjës për të gjitha vjedhjet”, tha Berisha.
/s.f