Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se po zhvillohet një komplot që opozita të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një lidhje për ABC News, Shehu u shpreh se koalicioni me Partinë e Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta, si dhe dy partitë e tjera opozitare, u krye në mënyrë që kandidatët e këtij grupimi në PD të garonin në zgjedhje.
Sipas Shehu, koalicioni opozitar është mjat i gjerë, ku ka si qëllim të qenurit një faktor fitues më 14 maj.
“Ne paraqitemi me një koalicion mjaft të gjerë në këto momente, për të qenë një faktor fitues në zgjedhjet e 14 majit. Por të jemi të sinqertë midis nesh, është në zhvillim një komplot për të lënë jashtëz gjedhjeve opozitën shqiptare, apo pjesë të ndryshme të opozitës shqiptare. Është në zhvillim një komplot për të komanduar patericat e opozitës shqiptare, si opozitë shqiptare. Situata nuk është normale. Kërkohen veprime të mençura, për të tejkaluar këtë komplot dhe për të bërë të mundur që opozita shqiptare të marrë pjesë në zgjedhje”, theksoi ai.
/s.f