Ka nisur në Tiranë mbledhjes e dymbëdhjetë midis BE-së dhe Shqipërisë për Këshillin e Stabilizimit dhe Asociimit. Në këto pamje shikohet Kryeministri Rama teksa pret dy zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell dhe komisioneri europian Oliver Varhelyi.
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë takimi i radhës i Këshillit të Stabilizim Asocimit mes BE dhe Shqipërisë. Në kuadër të këtij takimi mbërritën dje në Tiranë dy zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell dhe komisioneri europian Oliver Varhelyi.
Fillimisht Borrell do të takohet me kryeministrin, Edi Rama para se të kryesojë Këshillin e 12-të të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri që mbahet për herë të parë në Tiranë në 16 mars.Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama. Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Várhelyi. Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë Borrell, Kryeministri Rama dhe Komisioneri Várhelyi do të mbajnë rreth orës 12:00 një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ndërkohë në Kryesinë e Kuvendit do të mbahet një takim i Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, ku i pranishëm do të jetë edhe Várhelyi, i cili do të mbajë një fjalim.
Borrell do të marrë pjesë në përurimin e Kullës Veneciane në Durrës, restaurimi i së cilës është financuar nga BE-ja, si dhe do të zhvillojë një bisedë me përfaqësues të rinisë. Më pas Borrell do të niset drejt Maqedonisë së Veriut, ku do të vijojë takimet dypalëshe me krerët politikë të vendit fqinj.
/s.f