Luiz Ejlli është shprehur edhe një herë tjetër se nuk do të jetë ai fituesi i këtij edicioni të “Big Brother VIP”. gjatë një bisede me Olta Gixharin dhe Armaldo Kllogjerin, këngëtari i njohur tha se ai mund të shkojë deri në finale, por e di shumë mirë që nuk do ta fitojë këtë program.
Pjesë nga biseda:
Luiz: Mund të shkoj deri në finale për këto që kam bërë, ama e di shumë mirë që nuk e fitoj. Më vjen keq me plas, ama me zor nuk e marr.
Olta: Pse zgjodhe këtë rrugë, kur ti e dije. E ke pasur në trurin tënd, edhe gurin edhe arrën, pse ke zgjedhur këtë rrugë?
Luiz: E kam natyrale moj, me luajtur, me qesh, me ngacmuar. Nuk rri dot.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Luizi thotë se nuk do ta fitojë “Big Brother VIP2”. Nuk dihet se pse ai ka ndryshuar mendim, pasi ai që në fillim është shprehur se ka hyrë për të fituar dhe se do jetë ai personi që do të fikë dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Por kjo mund të jetë edhe një strategji e tij për të parë se si mund të reagojnë banorët e tjerë nga kjo deklaratë e tij.
/s.f